Mbrëmjen e së premtes, kryeministri Edi Rama ka folur për rregullin për të hequr pagesën e qerave për një kategori biznesesh dhe njerëzish.

“Ky vend nuk është tërësisht informal. Kemi nxjerrë gati 200 mijë njerëz nga puna e zezë dhe i kemi regjistruar. Sigurisht që ka edhe njerëz që punojnë në punë të zezë.

Në këtë hall të madh që i ka rënë secilit, ka halle dhe halle. Ajo që duhet të bëjmë ne është që të ndihmojmë ata që janë në pikën më të madhe të hallit.

Në proces do shikojmë të zgjerojmë paketën sepse është një luftë që nuk e dimë kur mbaron, duhet të përgatitemi për të ecur hap pas hapi dhe jo për të shkuar menjëherë tek fundi dhe nëse nuk është fundi, do na gjejë një fund më i tmerrshëm”, është shprehur Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re