Gjermanët rezultojnë midis kombeve që paguajnë me dëshirë
taksa për qëllim të financimit të shërbimeve publike, sipas një Institutit Basel
për ekonomi në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Siç raportojnë mediat gjermane, në tabelën 1 deri në 10, ku 10
përfaqëson nivelin më të lartë të pranueshmërisë së pagesave tatimore,
Gjermania regjistroi vlerën më të lartë të matur prej 7.0.

Sipas të njëjtit informacion, qytetarët e vendeve të Ballkanit
hezitojnë të paguajnë taksa. Vlera më e ulët u regjistrua në Maqedoni (3.2),
Mal të Zi (3.9) dhe Serbi (4.1).

Instituti ka kryer studimin për tre vitet e fundit në 141
shtete, me pyetjen se deri në ç’masë banorët e një vendi janë të gatshëm të
paguajnë taksa për të financuar shpenzimet publike për sistemin social,
shëndetësinë, shërbimet publike të medias dhe organizatat kulturore.

Të dhënat e plota të sondazhit do të publikohen në mars.

Qeveria gjermane po punon aktualisht në përgatitjen e një
sondazhi në të cilin qytetarët e këtij vendi duhet të deklarojnë nëse janë të
kënaqur me normat aktuale tatimore.

Bazuar në rezultatet e anketës, ministri i Financave Olaf
Scholz duhet të përgatisë një reformë të sistemit tatimor gjerman.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re