Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë miratoi ditën e sotme kalendarin e punimeve për periudhën 21-25 Dhjetor. Në njoftimin e bërë publik bëhet me dije se Kuvend këtë legjislaturë do të punojë edhe pas datës së Krishtlindjeve me qëllim shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore emergjente që kanë të bëjnë me zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian.
Njoftimi i plotë: Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.
Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”
Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.
Mbledhja u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex.
/faxweb
