Erjon Piciri ekspert lidershipi, i ftuar në emisionin “Pushteti”në Fax News tha se në Shqipëri nuk ka arritur akoma modeli perëndimor i liderit, dhe se po luhet drama e një politike autoritare dhe kriminale.

Piciri tha se Berisha është një lider i cili ka evoluar dhe se është i vetmi që mund t’i japë një kthesë transformimi Partisë Demokratike dhe t’i kthejë pluralizmin në mënyrë që të eliminojë kundërshtarin politik.

“Ne kemi një formë tjetër nga perëndimi të lidershipit, ende shikojmë perspektiva të bazuar te lideri ngaqë jemi zgjatim i Perandorisë Osmane me ato të pushtetshmit.

Erdhi komunizmi dhe ende besojmë që lideri duhet të ketë gjithë pushtetin në dorë. Është cështje kulturore dhe asaj cfarë besojnë njerëzit.

Rreziku më i madh sot për shoqërinë shqiptare është goditja e demokracisë nga ai në krye të qeverisë dhe është në kulturën e tij, sot po luhet drama e një politike autoritare dhe kriminale. Ndryshe sulltanati, ndryshe Europa.

Masa e madhe e popullit demokrat duhet të ketë mundesi të zgjedhë kryetarin, me modele të një partie konservatore dhe moderne. Sali Berisha është një lider që ka evoluar, dua të jem pragmatist, sot po flasim për një kontekst të caktuar politik, dhe ai është një lider që jep ide që e cojnë PD në një transformim të rënbdësishëm.

Ky njeri në këtë moshë ka gjithë pjekurinë për ta cuar PD aty ku duhet për të eleminuar kundërshtarët. Një njeri si Berisha ka mundësi që ti japë pluralizmin në statut dhe deputetë partisë.

Ka një definicion që ndan liderin fals nga ai i vërteti, nuk ka të bëjë me jetëgjatësinë por sistemin e vlerave”-u shpreh Piciri.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re