Një ndryshim i madh ka ndodhur në politikën amerikane.

Në Georgia, shtetin me problemet më të mëdha për racizmin dhe dikur me segregacionin më të egër në SHBA, demokratët do të përfaqësohen me një afroamerikane.

Bëhet fjalë për Stacey Abrams, e cila fitoi primaret brenda Partisë Demokratike me një rezultat të thellë.

Abrams u mbështet dhe nga figurat e larta të partisë që nga Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.

Nëse ajo fiton pritet të bëhet afroamerikanja e parë guvernatore në SHBA. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re