Me ardhjen e janarit, erdhen dhe temperaturat e ulëta në Shqipëri. Megjithatë dielli nuk ka munguar dhe ndoshta ai e bën situatën pak më të këndshme.

Dhe në ditët në  vazhdim moti do të jetë i tillë, ngrohtësia e diellit nuk do të largohet por sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, temperaturat gjithashtu do të jenë më të larta.

“Mbi kontinentin evropian po vijojnë të ndikojnë vlerat e larta të presionit
atmosferik dhe masat ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta. Kjo situatë
ka sjell si pasojë motin e kthjellët edhe mbi vendin tonë si në orët e
para të mëngjesit dhe deri në fund të ditës.

Në zonat malore temperaturat do të jenë 5 gradë celsius ndërsa në zonat bregdetare në 15 grade celsius.

Mund të shijoni diellin dhe motin e mirë gjatë dimrit në zona si Durrësi dhe Saranda.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re