Subscribe

Qeveria dhe opozita janë në një mëndje, kur thonë se ka nevojë për një ligj të ri për koncesionet për të reflektuar mangësitë e deritanishme.

 

Por propozimet e deputetet e Jorida Tabaku mbi këtë ligj, do të merren në konsideratë në draftin që do të miratohet në vjeshtën e këtij viti.

 

Deri në miratimin e rregullave të reja, sipas Tabakut rreziku i koncesineve, vetëm po rritet ndërsa paratë po shpenzohen edhe për punë të pabëra, siç është rasti i inceneratorëve

 

Mbase jam bere e bezdisshme. por keto kontrata po paguhen edhe pse nuk po bëjnë punë. Meqë thoni është një pengesë ligjore, unë të isha në eëndin tuaj do të bëja ligjin sot dhe do e heqim përgjegjesinë nga vetja. Unë besoj jemi vonë të miratojmë këtë ligj në shtator-tetor, kur ndërkohë ju e dini që rreziku më i madh i buxhetit janë koncesionet. Nevoja është  imediate- u shpreh Jorida Tabaku.

 

Edhe deputeti Erjon Braçe e vuri theksin tek hetimet dhe vendimet e gjyqësorit për inceneratorët, vendime të cilat duhet të reflektohen në përmirësimet ligjore. Sipas tij fokus kryesore është transparence e pronarëve përfitues të koncesioneve.

 

Për një cështje që është në hetim unë preferoj të mos flas. Ama në përfundim të hetimeve të gjitha mesimet e nxjerra duhet të reflektohen në ligj. Madje, madje theksi duhet të jetë tek transparenca, pronarët përfitues deri në hallkën e fundit- u shpreh Brace.

 

Ndryshimet ligjore në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik- privat do të kenë në fokus, kufizime dhe parandalime si dhe mbikëqyrje më të madhe të këtyre kontratave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re