Këshilli i Ministrave ka marrë sot një sërë vendimesh, ku mes tyre edhe shkarkime dhe emërime në detyrë.

Ami Kozeli është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të zhvilluar nga këshilli i ministrave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re