Ogerta Manastirliu nuk do të jetë më ministre e Shëndetësisë. Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar largimin e Manastirliut nga sektori i shëndetësisë.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku u propozua Albana Korçiu si Ministre e Shëndetësisë, e cila deri më tani ka drejtuar Departamentin e Administratës Publike, ndërsa Ogerta Manastirliu do të mbajë postin e ministres së Arsimit.

Ogerta Manastirliu ka qenë në krye të sektorit të shëndetësisë që në vitin 2017. Në periudhën shtator 2013 – mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re