Ndryshime të tjera janë finalizuar në degën e Durrësit të Policisë së Shtetit, ku Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano ka dhënë dritën jeshile për dy transferime.

Sipas burimeve të Fax News, Altin Qato është emëruar Drejtor i Policisë Rrugore të Durrësit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Dhimitraq Ziun.

Nga ana tjetër, Dhimitraq Ziu do jetë Zëvendës Drejtor i sektorit të Rendit në Durrës, pozicion të cilin e mbante më parë Altin Qato.

Një ditë më parë, Gledis Nano bëri të tjera ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit, këtë radhë në drejtimin e komisariateve në Tiranë, ku disa prej tyre ndryshuan vetëm stacionet policore me të njëjtin funksion, ndërsa disa të tjerë edhe pozicion.

Sali Skura nga Kavaja do të shkojë në Shijak. Edmond Meshini nga Komisiariati nr 3 si specialist në DPPSH. Oliger Torba nga Komisariati Nr 1 në Komisariatin nr.5 në Kamëz, zëvendësohet nga Bujar Mehmeti.

Iku nga Kamza Altin Lila për në Komisariatin nr 3 në vend të Meshinit. Agim Hoxha ikën nga drejtimi i Komosariatit nr. 4 si specialist në DPPSH, zëvendësohet nga Petrit Halo.

Gledis Nano emëron 10 shefa të rinj komisariatesh (Emrat+lëvizjet)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re