Tedi Dobi është emëruar zv/ministër i Drejtësisë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
Kujtojmë se më herët sot vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e njoftoi emërimin e Dobit duke thë se do të jetë bashkëpunëtor i tij i ri.
‘Nga sot, Tedi DOBI do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/Ministër Drejtësie!”, shkruante Manja.
Vendimi:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
