Analisti Skënder Minxhozi nuk shikon krizë në kabinetin qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ka pasur ndryshime.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se Rama nuk ka pakënaqësi masive, por janë lëvizje që i bën shpesh.

“Nuk shoh se ka ndonjë krizë. Nuk shoh se Rama ka ndonjë humbje kontrolli apo ndonjë pakënaqësi masive, por ai ka bërë historikisht lëvizje të tilla, madje edhe jashtë radhe, në kushte atmosferike të ftohta. Rama tregon se nuk i ndruhet lëvizjes së titullarëve të dikasterëve kur ai gjykon se duhet t’i lëvizë ata. Nuk do habitesha që ai ta shtynte këtë gjënë fund të pushimeve verore, ku afrohen punimet e sesionit të ri parlamentar. Ka kohë që nuk çuditem me emërimet e Ramës.Unë jam i mendimit që cilësitë e kabineteve të Ramës, kanë ardhur fatkeqësisht në rënie”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re