Në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së ka dhënë disa propozime interesante që do të sillnin një revolucion në strukturën e kampionave në Kategorinë Superiore, të Parë dhe të Dytë. Ndryshimet do të prekin qoftë strukturën aktuale, kryesisht në Kategorinë e Parë por edhe në vazhdimësi për të tre kategoritë parësore të futbollit shqiptar.

Kategoria Superiore do të vazhdoj të qëndroj me 10 skuadra por përveç dy skuadrave të renditura të fundit që zbresin një kategori më poshtë edhe skuadra e vendit të 8 do të luaj një ndeshje shtesë për të shmangur rënien një kategori më poshtë. Kjo teorikisht shton rivalitetin dhe i përfshin më tepër skuadrat në konkurrencë.

Kategoria e Parë është ajo që do të ketë më tepër ndryshime duke nisur nga ky sezon. Kjo kategori do të vazhdoj të ketë 20 skuadra pjesëmarrëse të ndara në dy grupe por me tre ndryshime të rëndësishme. Së pari skuadrat pasi të kryejnë dy fazat e para me sistemin vajtje – ardhje do të ndahen në dy nëngrupe. Ai i promocionit do të ketë nga 4 skuadra dhe ai i mbijetesës nga 6 skuadra. Ndryshimi i dytë a të bëjë me pikët, të cilat ndryshe nga sezonet e shkuara nuk do të përgjysmohen më në fundin e fazës së dytë. Po ashtu, edhe një ndryshim i tretë që u jep më tepër shanse skuadrave të kësaj kategorie për tu ngjitur një kategori më lartë. Pasi dy skuadra që do e përfundojnë kampionatin të dytat në grupet respektive do të zhvillojnë një ndeshje shtesë mes tyre dhe fituesja do të përballet me skuadra e renditur e 8 në Kategorinë Superiore për një vend në kategorinë elitare. Ndërsa skuadrat që e përfundojnë të fundit zbresin në Kategorinë e Dytë dhe të parafundit do të vazhdojnë me play- offin.

Në Kategorinë e Dytë nuk do të ketë ndryshime në këtë sezon, aty ku do të jenë pjesë edhe tre skuadrat e qarkut tonë: Tomori, Naftëtari dhe Skrapari. Skuadrat do të vazhdojnë të jenë të ndara në dy grupe dhe fitueset respektive ngjiten një kategori më lart. Ndërsa skuadrat që e përfundojnë të dytat do të luajne play-off me skuadrat eparafundit të Kategorisë së Parë sipas kryqëzimit mes grupeve A dhe B në të dy kategoritë.

Por deri në vitin 2023 do të ketë ndryshime edhe në numrin e skuadrave në kategorinë përkatëse. Kategoria Superiore me 10 skuadra, e Para me 14 skuadra dhe Kategoria e Dytë me 20 skuadra, kështu në kategoritë kryesore do të luajnë 44 skuadra kundrejt 56- 58 skuadra që kanë luajtur në sezonet e fundit. Kjo formulë synon të shtoj cilësinë dhe rivalitetin. Por ndërkohë i jep edhe Kategorisë së tretë një vlerë të shtuar ndërsa e Dyta nuk do të jetë më një magazinë për të grumbulluar skuadra të vogla.

kema e Kategorisë së Parë për katër sezonet e ardhshme do të jetë:

Sezoni 2019-2020 me 20 skuadra

Sezoni 2020-21 me 18 skuadra

Sezoni 2021-2022 me 16 skuadra

Sezoni 2022-2023 me 14 skuadra


Skema e Kategorisë së Dytë për katër sezonet e ardhshme do të jetë:

Sezoni 2019-2020 do të jetë me 26 skuadra

Ssezoni 2020-2021 me 24 skuadra

Sezoni 2021-2022 me 22 skuadra

Sezoni 2022-2023 me 20 skuadra. 

 

Kategoria e Parë do të fillojë më datë 14 Shtator dhe do të përfundojë në datë 16 Maj.

Kategoria e Dytë do të fillojë më datë 21 Shtator dhe do të përfundojë më datë 16 Maj 2020.

 

Një ndryshim i rëndësishëm do të jetë edhe në futbollin e moshave pasi veç kampionateve kombëtare U17 dhe U19 do të shtohet edhe kampionati U15 për ti dhënë edhe më tepër rëndësi futbollit të moshave në Shqipëri./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re