Bota ka dy vjet për të vepruar kundër ndryshimit të klimës ose do të përballet me pasoja të tmerrshme, paralajmëroi shefi i OKB-së Antonio Guterres dhe i kërkoi shoqërisë civile që të ushtrojë presion mbi udhëheqësit botërorë.

“Nëse nuk e ndryshojmë drejtimin deri në vitin 2020, ne jemi të ekspozuar ndaj pasojave të tmerrshme për njerëzit dhe sistemet natyrore”, tha Guterres në një fjalim në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Është e rëndësishme që shoqëria civile, të rinjtë, grupet e grave, sektori privat, komunitetet fetare dhe shkencore, si dhe lëvizjet mjedisore në botë, që të kërkojnë nga liderët e tyre reagim, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Duke treguar një listë të zezë kërcënimesh, Guterres tha se bota është e ekspozuar ndaj një kërcënimi të drejtpërdrejtë ekzistencial dhe sfidës më të madhe të kohës sonë.

“Ndryshimi i klimës është më i shpejtë se ne dhe ne duhet të reagojmë Ne kemi mjete për t’i bërë operacionet tona të efektshme, por na mungon lidershipi dhe ambiciet për të bërë atë që na nevojitet”, tha ai.

Antonio Guterres ka kujtuar se samiti botëror mbi klimën në shtator 2019 do të organizohet në OKB.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re