Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, ka bërë një paralajmërim të hidhur përpara vizitës së tij më Tiranë. Ai uroi që kriza për miratimin e një pjese të ndryshimeve për kodin zgjedhor të mos kthehet në problem për të ndarë Tiranën nga Shkupi për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.

Varhelyi ka thënë se Brukseli po e ndjek me vëmendje reformën por do merret vetë me këtë çështje.

“Shpresoj që kjo mos të kthehet në një çështje për të ndarë të dyja vendet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo vërtetë nuk do ishte mirë” ka deklaruar Varhelyi.

Kur pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit shumica qeverisëse hodhi idenë për ndryshime të njënshme në Kodin Zgjedhor dhe pasi OSBE foli për pamundësinë e ndryshimeve in ekstremis një vit para komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.“Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE” shkroi ai atëhere në një qendrim në Twitter.

Duket se me këtë parantezë që ka hapur sot Varheley i ka bërë jehonë qëndrimeve të disa zërave të fuqishëm të Bundestagut Gjerman që e kanë lidhur caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat me ndryshimet konsensuale për rregullat e lojës në zgjedhje.

“Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore, një nga parakushtet pwr fillimin e procesit real tw negociatave, BE-ja ishte më pak se entuziaste për ndryshimet kushtetuese të shtyra nga socialistët në pushtet, të cilat opozita tha se ishin të motivuara politikisht”, theksoi “Euractiv”, një media shumë pranë qarqeve zyrtare në Bruksel. Sipas saj presidenca gjermane në fund të vitit mund te fillojë bisedimet për negociatat me Maqedoninë dhe mund të lërë ende në pritje vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re