Skip to content

Ndryshimet e Komisioneve parlamentare/ Të martën miratohen në Kuvend skema e re e Komisioneve dhe drejtuesit e tyre

Ka nisur këtë të martë seanca plenare. Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur pak ditë pas konstituimit të legjislaturës së re dhe zgjedhjes së Niko Peleshit në postin e kryetarit të Kuvendit.

Në seancën e paradites janë parashikuar tre pika në rendin e ditës: votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit. Ndërsa në seancën e pasdites është planifikuar zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare.

Dy seancat plenare pasojnë takimin konsultues të një dite më parë që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi me krerët e grupeve parlamentare, ku u diskutua mbi propozimet e kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryeministrit Edi Rama për riformatimin e komisioneve parlamentare.