Deputeti Adriatik Alimadhi u shpreh nga foltorja e Kuvendit se do të votojë kundër projektligjit për ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij është kundër interesit kombëtare.
Sipas tij, projektligji i ndan shqiptarët në jugorë që votojnë për PS dhe veriorë që votojnë për PD.
“Kam një mendim. Ky vend për 30 vjet ka vuajtur prej kësaj sjelljeje politike.
Kërkuan depolitizimin e KQZ, sistem të pastër kombëtar me lista te hapura, ne këtë rast asgjë nga këto nuk u zbatua.
Kjo kapje sistemi, prej 30 vitesh do prodhojë vazhdimësinë e kësaj mendësie.
Votoni kundër këtij projektligji, është kundër interesit kombëtar. I ndan shqiptarët, në jugorë, ku merr PS mandate dhe verior ku PD merr mandate. Unë votoj kundër.”