Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk është shfaqur buzëgaz për ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen me urgjencë nga maxhoranca të enjten në Parlament. Në Komisionin e Ligjeve, aty ku sot u diskutua në parim drafti me ndryshime, Xhafaj, tha se këto ndryshime duhet të ishin konsultuar me ekspertët dhe i cilësoi ato të “panevojshme” dhe të “keqshkruara”.

‘Ndërhyrjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike.  S’duhet të jenë rrjedhe e emocioneve të politikës së ditës. Duhet një konsultim i gjerë publik me ekspertët. Propozimet e sjella nga qeveria janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ato duhet të rregullohen dhe bëmë mirë që i shtymë.  (E ka fjalën për propozime në kodin penal që kanë të bëjnë me KCK). Sa u takon masave për sëmundjet efektive, duhet t’i reflektojmë edhe pse mund të çedojmë pak. Qëllimi i koleges Bode në këtë rast janë të justifikuara. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse, por nuk është një eksperte. Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm’-tha Xhafaj. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re