Skip to content

Ndryshimet në Kodin Penal, Yuri Kim përshëndet miratimin në Parlament: Përfundon kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit

Ambasadorja e ShBA në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur parlamentin që miratoi ndryshimet në Kodin Penal në seancën e fundit të vitit 2020 duke thënë se përfundon kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershort.

Në një shkrim në Twitter, Kim thotë se Amerika do të mbështesë procesin transparent që çon në zgjedhje të lira e të ndershme Shqipërinë më 25 Prill.

Yuri Kim: Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes 6/5 të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore.

Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme 4/25.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb