Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u ndërmorrën në Kuvend ditën e sotme. Në deklaratën e BE-së shprehet keqardhja për mosarritjen e kompromisit në Këshillin Politik, si dhe inkurajohen palët të zbatojnë reformat që sigurojnë transparencën në procesin zgjedhor të ardhshëm, i cili sipas tyre do të jetë thelbësor për të ardhmen europiane të vendit

“Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin dhe përdorimin e OSBE / ODIHR – mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionin e Këshillit të Marsit.

Na vjen keq që nuk mund të arrihej asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votoheshin ndryshimet në Parlament.

Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të prezantojë standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit“.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re