Kuvendi ka ngritur dy grupe punë që do të diskutojnë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe për ligjin e presidentit, i cili pritet që të pësojë disa ndryshime.
Fax News mëson se për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zgjedhur Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita. Ndërkohë që për ligjin për kompetencat e presidentit janë zgjedhur Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli.
Gjatë ditës së sotme këto grupe pune pritet që të miratohen në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
/faxweb
