Kryeministri Edi Rama ka thënë se asnjë nen i ligjeve të Reformës në Drejtësi nuk ndryshohet pa dakordësinë e partnerëve amerikane dhe europianë. Duke iu referuar nismës për ndryshimin e 8 ligjeve që janë depozituar në Kuvend, Rama tha se do të jetë më e lehtë që ato të miratohen, me opozitën aktuale që është në parlament.
Rama tha se për të kuptuar se sa e besueshme është Reforma në Drejtësi, shqiptarët mjaftojnë të shohin ”shkallimin e Ilir Metës”, teksa shihen rezultatet e para të saj.
Rama:
Nuk ka nen që kalon pa u kiratuar bashkarisht me amerikanët dhe europianët, dhe nëse një prej atyre thotë jo, është jo.
Kështu që mos u shqetësoni për këtë, Reforma në Drejtësi është aq e besueshme sa shkallimi i Ilir Metës, shikoni Ilir Metën dhe aty e kuptoni se Reforma në Drejtësi po jep shenja domethënëse, që nuk janë fare mjaft, por që janë mjaftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Është shumë e qartë që paketa është plotësisht e harmonizuar me partnerët, nuk diskutohet që me një opozitë tjetër, në rast se Luli nuk do këpusi zinxhirin padyshim që do të jetë shumë e vështirë.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
