Pas ndryshimeve të miratuara tashmë në Kuvend të enjten e 21 Shtatorit, kryeministri Rama thekson se talentet e reja të sportit të lindur jashtë Shqipërisë, si dhe ata që jetojnë jashtë vendit, do të kenë mundësinë të marrin shtetësinë shqiptare ndonëse mund të mos kenë mbushur moshën 18 vjeç.

Postimi i kryeministrit Rama:

Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç

Kujtojmë se qeveria shqiptare paraqiti ndryshimet e saj në Ligjin “Për shtetësinë”, i cili u miratua në Kuvend. Ky ligj, jo vetëm pajis me shtetësi shqiptare të gjithë talentet e lindura jashtë vendit, por rrjedhimisht edhe ju jep mundësinë të aktivizohen në ekipet kombëtare, apo të shprehin talentin e tyre në fushat e artit, duke u pajisur me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re