Jozefina Topalli është paraqitur në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, ku pritet të votohen ndryshimet në statut.

E pyetur në lidhje nëse Lulzim Basha duhet të ishte në mbledhje, Topalli është shprehur se kryetar nuk të bën karrigia, por qëndrimet që mban.

“Nuk kam ndryshuar asnjë gjë, nga ajo që kam thënë për Bashën dhe e përsëris për çdo model të Bashës. Dua të shkoj atje, nuk do të paragjykoj, por një gjë kam kuptuat në 3 dekada eksperiencë. Karrigia nuk të bën lider. Vendimet e forta që ndoshta kundërshtohen nga shumica, kur mendon se janë të drejta duhet ti marrësh. Nuk është karrigia, është qëndrimi”, tha Topalli.

Ajo foli dhe për situatën në PD, ku tha se kanë humbur 12 vite në opozitë, teksa shtoi se  përcjarja e deputetëve ka pasur këtë kosto të lartë.

“Na kanë vjedh emrin, vulë, me një kryetar në arrest shtëpie pa akuzë.  Nuk jam ulur për të diskutuar për të tjerë, por në parim dua bashkimin e çdokujt. Përçarja e deputetëve ka qenë kosto shumë e lartë. Kemi humbur 12 vite”, tha Topalli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re