Në treg mund të gjejmë mjaft produkte ushqimore që na ofrohen me qëllim që të jemi më të shëndetshëm.
Mirëpo në krye të atyre produkteve të cilët vërtet kanë dobi për ne vjen vaji i peshkut, shkruan frekuenca. Vaji i peshkut ka mjaft dobi duke nisur nga humbja në peshë e depresioni, nga forcimi i kujtesës dhe bukurisë së lëkurës.
Ja cilët janë ndryshimet pozitive që do të ndodhin në trupin tuaj nëse përdorni vaj peshku çdo ditë.
Pakëson rrezikun e infarktit në zemër
Në sajë të acideve Omega-3 që gjenden në të vaji i peshkut është një mbrojtës i përsosur i zemrës. Vaji i peshkut është i dobishëm për rrahjet e çrregullta të zemrës. Ul nivelin e trigliceritit, kështu pakëson edhe rrezikun e infarktit në zemër.
Forcon kujtesën
Vajrat e peshkut janë të nevojshëm për funksionimin e trurit optimal, pasi acidet Omega-3 janë gurët themelorë të strukturave të qelizave. Studimet kanë treguar se në të vërtetë vaji i peshkut forcon kujtesën.
Mundëson humbjen e peshës
Pa dyshim që është e pamundur të humbni peshë pa bërë ushtrime fizike dhe pa u ushqyer në formë të shëndetshme, mirëpo nëse shtoni vajin e peshkut në dietën tuaj kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të humbjes së peshës. Pasi vaji i peshkut pakëson oreksin dhe po ashtu yndyrnat në trup.
Të fal lumturi
Serotonina është një lëndë e rëndësishme për përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Marrja rregullisht e vajit të peshkut bëhet shkak për lëshimin e serotoninës. Si rrjedhojë përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore dhe sjelljet tuaja shoqërore, përshpejton procesin e vendimmarrjes dhe ju ndihmon që në përgjithësi të jeni më të lumtur.
Zbukuron lëkurën
Acidet yndyrore Omega-3 në saje të veçorisë së tyre të rigjallërimit të qelizave riparojnë qelizat e prishura të lëkurës. Duke krijuar një efekt të fuqishëm antiinflamator, pakësojnë skuqjen dhe acarimin. Japin kontribut të madh në zbukurimin e lëkurës.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re