Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri për çështjen e ndryshimit të Statutit të paraqitur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
Zhukri është gjyqtari i përcaktuar me short, për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 11 dhjetor.
Zhukri dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, me pretendimin se kishte konflikt interesi, por gjykata vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e tij.
