Një 38 vjeçare tregon se i ka ndryshuar rrënjësisht jeta e saj, që pas rënies nga pesha.

Elizabeth Watkins peshonte rreth 170 kilogramë dhe ishte pikërisht ky momenti kur ajo kuptoi se duhet të bënte ndryshimin e madh.

Ajo kishte luftuar me peshën e saj që kur ishte fëmijë, duke u rritur në një familje të përzier turke dhe armene që do të thotë se shumë tradita dhe festime shoqëroheshin me ushqim.

Elizabeth e kuptoi që duhej të ndryshonte zakonet e saj për të humbur peshë dhe për tu bërë më e shëndetshme, kështu që vendosi që të bënte ngushtim stomaku.

Pas ndërhyrjes ajo vazhdoi me një dietë shumë të kujdesshme ushqimore, duke konsumuar vetëm 700 kalori në ditë.

Kjo e ndihmoi atë të humbiste rreth 6 kilogramë në muaj dhe pas një viti ajo vazhdoi me 1.200 kalori për të humbur pjesën tjetër të peshës.

Brenda 18 muajsh pas ndërhyrjes dhe dietës, ajo arriti peshën prej 68 kilogramë.

E lumtur për këtë ndryshim të rëndësishëm, ajo tregon se kur nëna ka parë rezultatin nuk e ka njohur… e madje, tashmë ka gjetur edhe partnerin e saj, me të cilin është fejuar. /tvklan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re