Home SHQIPERIA Ndryshimi i çmimit të karburantit/ Vasili: SPAK duhet të hetojë, po bëhen pazare

Ndryshimi i çmimit të karburantit/ Vasili: SPAK duhet të hetojë, po bëhen pazare

0
Ndryshimi i çmimit të karburantit/ Vasili: SPAK duhet të hetojë, po bëhen pazare

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ndryshimin e shpeshtë të çmimit të naftës.

 

Vasili shprehet se Bordi i Transparencës në katër ditë ka dhënë katër çmime të ndryshme për naftën, ndërsa sot çmimi u rrit me 5 lekë. Ai shtoi se SPAK duhet të nisë hetimet në lidhje me atë që e quajti hajdutëri, ndërsa akuzoi qeverinë se bën pazare me oligarkët.

 

“SKANDAL! Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave! Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne cmimin per here te katert ne kater dite.

Sot e rriten ne Shqiperi çmimin me 5 leke dhe e çuan ne 240 leke litri i naftes. Ndersa ne Maqedoni çmimi ulet ne 193 lek/ litri(101denare) i naftes.

Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat.

SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te dites’, shkruan Vasili.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë