Ora 20.00 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura,ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie. Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës,baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20.00 për të respektuar masat e vendosura,si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.

Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19.:55,ndëkohë që vijojnë të jenë të hapura në qytet vetëm sherbimet “delivery”. Në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore,që janë duke patrrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës, ndërkohë që të shumtë janë edhe efektivët civilë që po patrrullojnë çdo lagje të Beratit.

Përveç efektivëve të policisë,në rrugë qarkullojnë vetëm punonjësit e shërbimeve spitalore dhe autoambulancat. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre,duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re