Skip to content

Ndryshimi i madh për shoferët/ Duhet të paguani gjobën brenda 30 ditësh, ose në të kundërt do ta pësoni keq…

Shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, rrezikojnë t’u bllokohet automjeti deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili i cili shpjegon se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili për Abc News.

Që prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar 414 aksidente rrugore që kanë shkaktuar 44 viktima, 49 persona të plagosur rëndë dhe 462 të plagosur lehtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb