Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari depozitoi ditën e sotme në parlament një projektligj në lidhje me referendumet.

Në Shqipëri një ligj për referendumet nuk ka e kjo gjithnjë ka qenë pengesë për qytetarët, për të realizuar referendume për çështjet lokale apo madhore.

Nisma e Hajdarit vjen në kohën kur kërkohet ndryshimi i sistemit dhe që PS-ja dhe PD-ja po bëhen pengesë, apo kane dhënë sinjale se nuk duan ta ndryshojnë.

Projekt-ligji mban datën 26 maj 2020 dhe i drejtohet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

“Bazuar ne nenin 81, pika 1 të Kushtetutës, dhe ne nenin 68 te Rregullores se Kuvendit, në cilësinë e deputetit te Grupit Parlamentar “Demokrat”, Ju depozitoj për shqyrtim dhe miratim ne Kuvend nismën ligjore: “Për Referendumet” – shkruhet në projektligj.

Sipas Hajdarit, një ligj i tillë do t’i japë më shumë fuqi zgjedhjeve në vendimmarrje.

“Ligji për referendum u jep mundësi shqiptarëve për vendimmarrje madhore. Po të kishte referendum do ishte në këmbë Teatri sot. Basha të mbështesë propozimet tona, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ligjin për referendumet, se këto kanë të bëjnë më Shqipëri demokratike. Nuk mund të mos shkojë në krahët e Edi Ramës. Këto dy mundësi ka Basha, sistemin e ri dhe ligjin për referendumet, vetëm kështu futemi në Evropë. Nuk është koha të merremi me pazare me marrëveshje. Sot u dakordësua për disa gjëra pa rëndësi”.

Për të lexuar projektligjin, klikoni këtu:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re