Fatmir Mediu ka thënë pas takimit me Lulzim Bashën dhe aleatët se ata janë dakord për ndryshimin e sistemit.

Mediu thotë se reagimi negative është nga mazhoranca që nuk do as ndryshim sistemi dhe as qeveri tranzitore.

“Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës. Janë koordinuar me opozitën. Nëse ne kërkojmë më shumë transparencë, të shmanget manipulimi, dhe ka reagim negativ nga mazhoranca.

Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare, dhe nga qeveria ka refuzim atëherë ka një ecje drejt manipulimit të zgjedhjeve nga pala tjetër.

Kemi rënë dakord në parim me Bashën. Do të shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka të bëjë me interes specifik dhe për krijimin e një marrëdhënie më të drejtë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re