Policia Rrugore ka prezantuar ndryshimet në Kodin Rrugor, ku parashikohet një rritje e konsiderueshme e penaliteteve për ata që shkelin rregullat e qarkullimit.

Një prej ndryshimeve është edhe ai që penalizon ata që ushtrojnë trysni përmes sinjalizimit me dritat e makinës së tyre dhe duke mos respektuar distancën e sigurisë, duke u bërë kështu burim aksidenti.

Për këtë shkelje, ndryshimi në Kodin Rrugor parashikon një penalitet 10-20 mijë lekë dhe heqje 5 pikë nga patenta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re