Deputetja e PD , Flutura Açka ishte ndër të paktat zëra të cilët i bënë një lloj kritike kryedemorkatit Basha në Kuvendin e sotëm. Gjatë fjalës së saj, ato që ajo i konsideroi si këshilla, u dukën më shumë si kritika ndaj Bashës për mënyrën sesi kishte qenë retorika politike e këtij të fundit.

Açka i kërkoi të ndryshonte perceptimin që ishte krijuar për politikanët shqiptarë dhe e kritikoi për distancën që ishte krijuar në raport me bazën e PD.

Flutura Açka: Në fund kam edhe dy fjalë të sinqerta me ju zoti Basha. Më vjen mirë që ka ardhur një kohë reflektimi edhe në retorikën tuaj madje edhe pranimin e gabimeve që mund tu ketë kushtuar fitoren demorkatëve. Komisioni i ndryshimeve statutore që sot miratuam duhet të hapë shpejt projektin e tij për përmirësimin e gjithckaje për të cilën jemi gjykuar.

Ta bëjmë PD-në vërtetë demokratike. T’u japim mundësi të rinjve tanë. Nuk e kemi luksin t’i humbim të rinjtë. Unë e kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën kohët e fundit. Por nga nesër zoti Basha duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm tek demokratët. Ata janë duke ju pritur nëse ua thonë në sy zhgënjimin e tyre duhet të mbani shënime. Do ju kërkoja të ndryshonit, të ndërroni mbase lëkurë po e them në kuptimin figurativ. Jepeni ju shembullin se të hyni në politikë mund të vazhdosh të jesh ende i mirë. Ua kërkoj publikisht, hiqeni atë tonikë, ju i pari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re