Kompanitë e hidrokarbureve do të duhet të ndryshojnë formën e reklamave përgjatë rrugëve kryesore.
 
Pas një diskutimi mes Autoritetit Rrugor dhe kompanive është vendosur modeli i reklamës, i cili është në përputhje me kodin rrugor, si dhe nuk cenon elementet e sigurisë. Kreu i ARRSH shpjegon detajet teknike të këtij modeli.
 
Në total janë rreth 1200 pika karburanti, 90% e të cilave do të duhet të ndryshojnë këtë format. Kompanitë do të duhet ta bëjnë këtë zëvendësim brenda një harku kohor 1 mujor.
 
Kjo nisme vjen pas aksionit të ndërmarrë nga Ministria e Transporteve, me qëllim pastrimin e rrugëve nacionale nga element që behën burim aksidenti. Por ky fakt pritet të ketë një kosto për kompanitë, të cilat mund t’i reflektojnë tek çmimi i karburantit që blejnë qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re