Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka vendosur të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

“Dispozita e ndryshuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, neni 10, pika d dhe d/1, parashikon se: ““d) ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë). Për të diplomuarit “juristë”, në programe në gjuhë të huaj jashtë vendit, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike; d/1) nota mesatare e përgjithshme del nga shumatorja e notave të të gjitha lëndëve të zhvilluara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e pjesëtuar me numrin total të tyre.”, thuhet në njoftim.

Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi po ashtu të ndryshohen/shtohen dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që të parashikohet realizimi i provimit të pranimit, faza e dytë, në dy ditë të ndryshme, ku në ditën e parë provimi do të behët vetëm për 5 tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë provimi do të bëhet vetëm me rastet praktike.

Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike, u vendos të shtohet 1 rast praktik në të drejtën administrative.

Provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të provimit me 3  raste praktike.

Njoftimi i Shkollës së Magjistraturës:

Njoftohen të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025 se:

Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Dispozita e ndryshuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, neni 10, pika d dhe d/1, parashikon se: ““d) ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë). Për të diplomuarit “juristë”, në programe në gjuhë të huaj jashtë vendit, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;

d/1) nota mesatare e përgjithshme del nga shumatorja e notave të të gjitha lëndëve të zhvilluara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e pjesëtuar me numrin total të tyre.”.

Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi të ndryshohen/shtohen dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që të parashikohet realizimi i provimit të pranimit, faza e dytë, në dy ditë të ndryshme, ku në ditën e parë provimi do të bëhët vetëm për 5 (pesë) tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë provimi do të bëhet vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike, u vendos të shtohet 1 (një) rast praktik në të drejtën administrative.

Provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 (pesë) teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të provimit me 3 (tre) raste praktike.

Modeli i tezës së fazës së dytë të provimit, dita e parë, është si vijon:

MODEL TEZE (Faza e dytë, dita e parë) kandidatë për magjistratë, këshilltarë, ndihmës ligjorë

Totali i pikëve të çdo teze është 50 pikë.

Rubrika 1:     Pyetje mbi koncepte

Rubrika 2:     Pyetje krahasuese

Rubrika 3:     Pyetje argumentuese

Rubrika 4:     Arsyetim analitik

DATAT E PROVIMEVE

FAZA E PARË

Datë 22 prill 2024,  ORA 8.00-13.00, Pallati i Koncerteve, Tiranë.

FAZA E DYTË

Datë 24 dhe 25 prill 2024, ora 8.00-13.00, Salla “Feti Borova”, Tirana Olimpik Park, Tiranë.

Për çështje të tjera lidhur me provimin do të ketë njoftim së shpejti.

SUKSESE!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re