Pika Kufitare e Kapshticës ka vendosur që të gjithë personat të dorëzojnë rezultatin negativ të tamponit Covid-19 nëse duan të kalojnë kufirin. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se secili qytetar duhet të ketë rezultatin e testit me afat jo më larg se 72 orë.

Ky rregull i ri nuk do të përjashtojë as shtetasit grekë, ndërkohë që kostot te kryerjes së tamponit duhet të mbulohen nga vetë qytetarët. Vetëm një tampon do të kushtojë 98 euro.

Ndërsa pas datës 16 gusht pritet të aplikohet karantinimi i shtetasve që kalojnë kufirin.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re