Skip to content

Ndryshon era në Berat, Tomori për Superiore

Në Berat skuadra e Tomorit po vazhdon me përgatitjet për sezonin e rip or në javët e fundit edhe me një tymnajë të madhe mbi stolin. Emri Sinellës ka dalë si emri i ri i pankinës beratase ndërsa Gersi Arbri ende vazhdon me ndëtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Por duket se në sezonin e dytë në Kategorinë e Parë, Tomori do të ketë pretendime edhe më të larta se në sezonin e shkuar ku ndoshta prania e Tiranës në të njëjtin grup e bënte gati një mision të pamundur ngjitjen në Superiore.

Ndërsa për këtë sezon duket se do të vazhdojnë përgatitjet me këtë objektiv të ri, Kategorinë Superiore. Kjo është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubt në facebook, si një deklarim i vetë presidentit të klubit njëkohësisht edhe kryebashkiakut, Petrit Sinaj. Madje ky i fundit në një kontakt për “Berati TV’’ është shprehur se po mendohet për një skuadër superior dhe për këtë do të shihen ndryshime sin ë skuadër ashtu edhe në stol ku edhe tekniku aktual Arbri dhe i shumëpërfoluri Sinella janë në tavolinë.

Po ashtu gjatë stërvitjes që niste një javë të re përgatitjesh është parë edhe Beji Antoni, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë  e Egnatias një shenjë që përgatitjet për sezonin e ri vazhdojnë./Berati.TV