Qeveria ka vendosur të bëjë një ndryshim në ligjin që përcakton mënyrën sesi kontrollohen mjetet për defekte. Nëse deri tani shoferët kanë kryer vetëm kontrollin teknik, me ndryshimin e ligjit do të përballen me kontrolle edhe në rrugë.

Inspektorët do të kenë të drejtë të kryejnë kontrolle të rastësishme tek makinat, mjetet e ideuara për transport mallrash deri në 3.5 tonë, rimorkiot dhe traktorët me rrota, përdorimi i të cilëve bëhet kryesisht në rrugë publike, për qëllime të transportit rrugor të mallrave, me një shpejtësi maksimale të projektuar më shumë se 40 km/orë.

Inspektori do të kontrollojë certifikatën më të fundit të kontrollit teknik dhe raportin e kontrollit teknik në rrugë. Po ashtu, ai ka të drejtë të kryejë një vlerësim visual të gjendjes teknike të mjetit dhe të sigurimit të ngarkesës së mjetit. Ai mund të kontrollë në rast se ka dyshime se mjeti cënon sigurinë rrugore apo ndot ambientin.

Masat administrative për defektet e konstatuara ndërmerren nga shërbimet e policisë rrugore për shkeljet e konstatuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re