Parlamenti gjerman ka miratuar më 6 qershor ligjin për lu ftën ndaj
punësimit në të zezë. Përpara se të nënshkruhet nga presidenti, duhet të
kalojë fillimisht në Dhomën e Landeve.
Ligji përmban dy elementë, për ata që vijnë në nga vendet e BE, vetëm
për të marrë shpërblimin nga Gjermania dhe për punëtorët mëditës. Për
kategorinë e parë ligji parashikon, që shpërblimi për fëmijët do të
merret, vetëm nëse ke jetuar 3 muaj në Gjermani dhe kë kontratë punë.
Përsa i përket punëtorëve me mëditje, kategori në të cilën futen edhe
shumë shqiptarë, mund të gjobiten deri në 5 mijë euro nëse kapen duke
punuar në të zezë, shkruan DW. Por Qarku Koordinativ kundër Tr afikimit
të Qenieve njerëzore, e ka kritikuar këtë masë, pasi sipas tyre go
diten hallexhinjtë dhe jo tr afikantët e vërtetë.
Për këtë arsye, kjo gjobë do të aplikohet vetëm në rastet ek streme.
Qëllimi i kësaj mase është nxitja e emigrantëve, për të kërkuar punë
legale. Gjithashtu ligji parashikon se punëtorët në të zezë, mund të
hedhin në gjyq punëdhënësin, edhe nëse ky ab uzon me ta.
Kjo konsiston në faktin se nëse dikush nuk është paguar nga
punëdhënësi, mund ta hedhë në gjyq dhe të marrë dëmshpërblim. Emigrantët
nuk e shfr ytëzojnë këtë mundësi, pasi kanë fr ikë se mos paditen për
punë në të zezë, por në praktikë përgjegjësia bie mbi punëdhënësin dhe
jo mbi punëmarrësin.
