Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi një udhëzim të ri sa i përket aplikimit të qytetarëve për leje drejtimi.

Të gjitha shërbimet tashmë për lejen e drejtimit do të kalojnë nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania”, gjë e cila prek në mënyrë direkte procesin edhe për autoshkollat, por edhe për kandidatët.

Sipas udhëzimit të interesuarit për të përfituar leje drejtimi duhet
të bëjnë fillimisht një regjistrim në portalin “e-Albania” si kandidatë,
në seksionin e dedikuar në këtë faqe.

Udhëzimi detyron edhe Autoshkollat që të paraqesin dokumentet e
kandidatit në “e-Albania”, nga ku më pas do të bëhet verifikimi i tyre
nga DRSHTRR, “nëse autoshkolla plotëson  kriteret  teknike  dhe 
profesionale  për  të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të
licencës.”

Gjithashtu të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas 
shqiptarë,  mund  të  pajisen  me  leje  drejtimi të mjetit, pasi të
paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 311 po në portalin shtetëror
“e-Albania”, shkruhet më tej në udhëzim.

Në një tjetër udhëzim, ministria e Infrastrukturës ka vendosur edhe
transferimin e një shërbimi tjetër në portal. Në këtë rast nëse
certifikata e pronësisë së mjetit tuaj shkatërrohet, humbet, dëmtohet
apo vidhet, udhëzimi informon se çdo shtetas duhet të paraqitet në
portalin “e-Albania” për zëvendësimin e tij, ku në të do të gjejë:

aplikimin dhe  shërbimin  e  kërkuar,  i  cili përmban dhe formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;deklarimin  për  humbjen  e  certifikatës  së pronësisë, e shprehur në modelin e shkronjës “a”, të pikës 1 të këtij neni”