Banorët e lagjes nr.14 në Astir kanë dalë në protestë pasditen e sotme pasi janë kundër ndërtimit të pallatit të ri ngjitur me banesën e tyre.

Banorët e kësaj lagje në kryeqytet thonë se ky objekt është në kundërshtim të plotë me kodin e ndërtimit pasi sipas tyre nuk është respektuar distanca mes ndërtesave. Për mikrofonin e “Fax News”, banorët thonë se projekti i parë ishte lulishte, ndërsa tashmë ka ndryshuar duke u bërë pallat.

“Ne si banorë të pallatit e kemi blerë me djersën tonë. Ajrin nuk na e heq dot bashkia e Tiranës, kur të vdesin njerëzit mos futet dot në arkivoli. Të vijë Erion Veliaj si qytetar dhe nëse ai bie dakord me kodin e ndërtim që bëhet këtu. Të vijë si qytetar i Tiranës dhe ta shikojë se çfarë po bëhet. Ne e kemi bërë problem por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Na bëjnë presion se ne kërkojmë të drejtën tonë. S’kemi marrë asnjë përgjigje, shqetësimet ja kemi çuar edhe kryetarit të bashkisë. Falë zotit na erdhën në ndihmë mediat”, tha banor i zonës.

“Në fillim projekti ishte për tu bërë lulishte, këta e ndryshuan projektin dhe sollën fadroma për të ndërtuar pallat. Nuk rruhet distanca që është 6 metër nga pallati në pallat. Zjarrfikësja dhe ambulanca nuk futet dot. Firma që Veliaj ka dhënë në dokumentet ka qenë plumb për ne. Policia ka ardhur për të mbrojtur objektin, ata ruajnë privatin që të ndërtojë pallatin. 3 ditë kanë që kanë filluar punimet”, tha një banore tjetër.

“Nëse do ta shesësh shpinë nuk ta ble asnjë, ne nuk na hyn dielli. Na zënë dritaret. fëmijët nuk kanë ku të luajnë. Gjithë sheshin e bënë pallat. Fadroma punon këtë policë e ruajnë. Na kanë thënë që kjo do të ishte lulishte dhe e bënë pallat. Kërkojmë të drejtë tonë që të bëhet projekti siç ishte. Pallati i ri do të jetë 10 kate. Ne kërkojmë që të bëhet ndryshimi i projektit. Kemi problem përse është bërë ndryshimi i projektit”, u shpreh një banore.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re