Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se është miratuar skema kombëtare e mbështetjes në Bujqësi.  

Ajo bëri me dije se janë përcaktuar 8 masa, ndërsa tha se nafta për bujqësinë dhe subvencioni do të vijojë por me një ndryshim thelbësor. Denaj njoftoi se fermerët nuk do të marrin naftë me bidonë por do t’u kalohen para në llogari.

“Miratuam vendimin që përcaktimin kriteret për mbështetjen fermerëve. Fondi do të mbështesë më shumë se 70 mijë fermerë.

Elementët e skemës kemi përcaktuar 8 masa.

Mbështetje për lopët, 10 mijë lekë për krerë për tufa mbi 10 krerë për fermë

Bagëtitë e imëta, 120 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë

Bletaria, 1000 lekë për zgjua, ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoja

Perimet, luleshtrydhet dhe rrushi në sera, 200 mijë lekë për hektarë, por jo më shumë se në dy sezone dhe jo më pak se një hektar fermë

Kemi një produkte të ri, të paktën vitet e fundit është bërë shumë e qartë se bimët medicinale dhe aromatike janë burim të ardhurash, dhe e kemi shtuar 30 mijë lekë për hektarë dhe këtu për jo më pak se një hektar të kultivuar

Nafta për bujqësinë dhe subvencioni do të vijojë por me një ndryshim thelbësor. Nuk do të subvencionohet me naftë dhënë me bidonë, por lekë në llogari.

Mbështetje për certifikimin e fermave organike.

Regjistrimi me NIPT i fermerëve është kusht i padiskutueshëm”, tha Denaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re