Ditën e sotmezhvillohet seanca e dhënies së masës së arrestit për biznesmenin nga Saranda, i cili akuzohet për mashtrim të produkteve ushqimore. FaxNeës mëson se prokuroria pritet të kërkoj masën arrest në shtëpi, pasi biznesmeni Kote ndodhet i sëmurë në spital.

Kujtojmë se specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me AKU-në, arrestuan 62-vjeçarin, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se Kote kishte ndryshuar datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte.

Ai kishte paraqitur etiketa të rreme të disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të pa pajisura me fatura tatimore me TVSH.

Një ish-punonjëse e këtij subjekti tregoi për emisionin “Stop” se gjithçka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe ri-ambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re