Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistët e Rrëshenit, i shoqëruar nga kryetari i degës së PD-së së Mirditës, Aleksandër Lala, dhe Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi.

Teksa i ka cilësuar pensionistët si shtresa më e neglizhuar nga Qeveria, Gjekmarkaj shprehet se ata edhe pse kanë kontribuar gjithë jetën, në 12 vjet qeveria i ka gënjyer dhe i ka lënë në mjerim.

“Shpërblimet ndër vite nuk meritojnë të quhen as lëmoshë! Pseudobonuset elektorale janë një fyerje për dinjitetin e tyre! Paratë e tyre kanë shkuar për inceneratorët, sterilizimet dhe të tjera zhvatje publike”, shprehet Gjekmarkaj.

Ndër të tjera, demokrati thotë se pensionistët kësaj here do të votojnë edhe për fëmijët e rininë, që të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri, që atdheu mos të shkretohet.

“Më 11 maj, voto kundër mjerimit, abuzimit dhe korrupsionit!”, bëri thirrje deputeti i PD-së.

Reagimi i Gjekmarkajt

Pensionistët janë sot shtresa shoqërore më e neglizhuar nga Qeveria në ikje! Dëgjuam sot në Rrëshen histori njerëzore trishtuese, dëshmi të gjalla të braktisjes nga shteti dhe pushteti!

Ndonëse kanë kontribuar gjithë jetën përmes sakrificash të panumërta, në 12 vjet qeveria e Edi Ramës i ka gënjyer dhe lënë në mjerim! Shpërblimet ndër vite nuk meritojnë të quhen as lëmoshë! Pseudobonuset elektorale janë një fyerje për dinjitetin e tyre! Paratë e tyre kanë shkuar për inceneratorët, sterilizimet dhe të tjera zhvatje publike!

Ata do të mbështesin ndryshimin dhe rotacionin! Pensionistët shohin me shpresë programin e Partisë Demokratike! Varfëri mund të ketë, po kurrë më mjerim! Nuk do të ketë më pensione nën 200 euro dhe do të ketë rritje progresive për çdo kategori, kartë konsumatori për ushqimet e barabartë me tre pensione! Premtime që do të bëhen realitet që në muajt e parë të qeverisjes së PD!

Pensionistët kësaj here do të votojnë edhe për fëmijët e rininë, që të mbeten, të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri, që atdheu mos të shkretohet! Ata si patriotë të vërtetë e ndiejnë këtë përgjegjësi dyfish! Më 11 maj, voto kundër mjerimit, abuzimit dhe korrupsionit!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko