Javen e ardhshme fillon të vihet në levizje mekanizmi për organizimin e zgjedhjeve lokale te 14 majit. Afati I pare qe parashikon kodi është 13 janari, moment nga i cili te gjitha institucionet shteterore duhet te raportojne për të gjitha aktivitetet publike.

 

Duke synuar ndalimin e perdorimit te burimeve shteterore ne favor te zgjedhjeve, nga 13 janari deri ne 14 maj cdo institucion duhet te raportoje në KQZ të gjitha aktivitetet publike Në të gjitha rastet kurKQZ gjykon se aktiviteti perben keqperdorim te burimeve shteterore ndalon zhvillimin e tij dhe transmetimin ne media.

 

Në muajin mars sipas kodit zgjedhor jane te gjitha afatet kyce per regjistrimin ne zgjedhje.

 

Deri në 6 mars duhet të jene regjistruar partite politike, proces i cili kerkon firmën e kryetarit te partise.

 

Ky është momenti i pare kur kriza ne partine demokratike do te reflektohet ne zgjedhje, pasi i vetmi qe ka te drejte te regjistroje PD është Lulzim Basha i cili edhe pse ka dhënë doreheqjen figuron në gjykate si kryetar I saj.

 

 

Në 15 mars, shton Vizion Plus, është afati I fundit per regjistrimin e koalicioneve.

 

Deri tani ka pak gjasa që opozita të regjistroje një koalicion ne komisionin qendror te zgjedhjeve, pasi kodi parashikon qe ne rastin e koalicioneve te gjitha partite duhet te paraqesin një liste të vetme për keshillat bashkiake.

 

Dhe në këtë situate edhe pse PD ka krijuar një koalicion me shumicën e partive opozitare, secila prej tyre do të regjistrohet e vetme në zgjedhje  për të garuar me listen e vet për anetare të keshillit bashkiak.

 

Nga ana tjeter mbetet per tu pare strategjia elektorale e PS e cila në 3 betejat e fundit zgjedhore ka garuar e vetme pa koalicion.

 

Në daten 27 mars, raporton Vizion Plus, është afati I fundit per regjistrimin e kandidateve per kryetare bashkie dhe keshillat bashkiake. Deri tani kryetari i PS,  Edi Rama ka konfirmuar disa prej kandidateve për kryetare bashkie dhe pritet që gjatë javëve të ardhshme të mbylle të gjithe ekipin me të cilin socialistët do të garojne në 14 maj.

 

Kreui i PD Sali Berisha ka zgjedhur nëpërmjet procesit të primareve 55 kandidate për bashkite e vendit; 4 ua ka lene aleateve dhe vetem në dy bashki nuk ka ende kandidate.

 

Keta candidate, shton Vizion Plus, do të perfaqesojne në zgjedhje jo vetem PD, por edhe partine e Lirise dhe partite e tjera aleate që i jane bashkuar Sali Berishes.

 

Por në emer të PD, kandidatë do te regjistrojë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili deri tani ka shpallur emrat për 8 bashki.

 

Në 14 prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore dhe në 14 maj qytetaret do të zgjedhin kryetaret e bashkive për 4 vitet e ardhshme./ Vizion Plus

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re