Lefter Maliqi është i bindur se ka fituar me një rezultat të thellë në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Kuçovës.

Në studion e Panorama TV, ai deklaroi se nga pamjet filmike kanë evidentuar të paktën 734 raste votimesh në grup, dhe në disa raste komisionerët dhe vëzhguesit kanë votuar nga dy herë.

“Në 14 Maj unë kam fituar thellë dhe këtë e di shumë mirë edhe kryeministri i cili vetëm për Bashkinë e Kuçovës nuk u shpreh. Kam bërë denoncimet sapo filloi fushata. Policia në vend që të merrej me ata që vidhnin vota merrej me ne. Hera e parë që bëhen 6 seanca në KAS. Mund të ketë edhe seancë tjetër. Sepse unë dua të faktoj se çfarë ka brenda në kuti.

E konsideroj të qëllimtë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që para numërimit të braktisen kutitë. Këta mbyllin derën dhe ikin papritur. Kutitë ishin të vendosur ngjitur me qendrën e kulturës së bashkisë. Kur hapën kutitë, janë provat, 18 kutitë e fundit nuk i kapte kamera e sigurisë. Fati i madh që Kolegji Zgjedhor para dy javësh kur ne ankimojmë një vendim të KAS, Kolegji ia kthen vendimin pas dhe kërkon të gjitha provat filmike. Hapim qendrën e votimit. Në 65. Janë hapur 48 qendra. 734 raste votime në grup. Disa raste votonin komisionerët dhe vëzhguesit nga dy herë.

Na del një numërues i PS dhe nxjerr 10-15 procesverbal origjinalë që thotë i kemi zhdukur me urdhër. Na kërkon KAS të gjitha pamjet filmike dhe do i shikojmë ne. Ne ia dërguam dhe ata marrin vendim papritur, Rusmajli jep vendimet 4 me 1 për rrëzimin e katër pikave. Që nga pavlefshmëria totale. Të gjitha këto që ne kemi kërkuar. KAS merr vendim pa arsyetim. Beteja do vazhdojë, do të ndiqen të gjitha hapat. Në Kuçovë është më keq se në Rrogozhinë”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re