Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka vijuar me turin e takimeve elektorale. Këtë herë ish-kryeministri ka ndaluar në Berat ku dhe ka prezantuar kandidatin Zija Ismaili.

 

Berisha tha se shqiptarët dhe qytetarët e Beratit do të votojnë në 14 maj për të rikthyer pluralizmin në vend.

 

Ndërsa nuk munguan dhe shigjetimet për qeverinë, duke thënë se ka vendosur mbi Shqipërinë, tiraninë e varfërinë.

 

Ish-kryeministri ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se, po e përdor pushtetin për të vjedhur dhe për të pasuruar familjarët e tij.

 

“Në 14 maj ju do të votoni për rikthimin e pluralizmit në Shqipëri, për liritë tuaja. Flladi i fitores së kandidatëve tanë po fryn në mbarë vendin.

 

Qeveria ka vendosur mbi Shqipërinë, tiraninë e varfërinë. Rama e përdor pushtetin për të vjedhur dhe për të pasuruar familjarët e tij.

 

Varfëria nuk vjen nga Zoti, por nga qeveritarët. Edi Rama është personi që grabit shqiptarët dhe vetë udhëton me avion me dhomë gjumi.

 

Zija Ismaili, kandidati më i shkëlqyer për Beratin. Ai zotohet se do të përgjysmojë tarifat vendore. Ai di t’i mbajë premtimet e dhëna”, u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re