Skip to content

Në 20 muaj punë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara bën bilancin, u kursyen 30.5 milionë euro

eaa24f3f 52b8 42ea b027 3f395c3e022c

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka bërë bilancin e 20 muajve punë. OBP ka arritur një rezultat historik përgjatë këtij viti, duke realizuar kursime me vlerën e 30.5 milionë eurosh.

Drejtoresha e OBP, Arlinda Pogaj ka prezantuar arritjen më të fundit të institucionit që ajo drejton.

Falë procesit të prokurimeve të përqendruara dhe standardeve të reja të kontrollit, OBP po demonstron se mënyra e re e menaxhimit të fondeve shtetërore po jep rezultatet e pritshme.
Me këtë ritëm, ku u kursyen 30.5 milionë euro, OBP përfaqëson një nga historitë më të suksesshme të menaxhimit financiar në administratën publike shqiptare.