Nesër në orën 12 do të mbahet protestë në kryeqytet në sheshin “Nënë Tereza” kundër vaksinimit të detyruar.

Avokati Altin Goxhaj përmes një lidhje Skype njofton se protesta e nesërme është kundër masave që janë paralajmëruar nga qeveria dhe u bën apel qytetarëve që të bëhen bashkë kundër vaksinimit që do të nisë në 4 janar.

“Nesër do të jetë shumë e madhe në sheshin Nënë Tereza për të bërë marshimin. Më 4 janar qeveria e Ramës do të ndalojë çdo shqiptar po nuk është i vaksinuar, nei kemi kryeministrine me ambasadën e Kosovës vetëm 50 metra larg. U kemi bërë thirrje edhe shqiptarëve jashtë vendit për këtë kauzë.

Në 2022 do të vaksinohen sipas qeverisë, 100% vaksinim për të gjithë shqiptarët, në administratë, banka, biznese dhe gjithë sektorëve të tjerë.

Arsyeja pse po vaksinojnë punonjësit e shërbimit është për të mos lënë njerëzit të futen brenda marketeve e biznesve të ndryshme.
Thirrja jonë është sepse jeta dhe e ardhmja e njerëzve është në rrezik.

Qytetarët normalë e kuptojnë problemin, u bëj thirrje avokatëve dhe ekspertëve ligjorë, njerëzve të pavarur. A e kuptoni që për një muaj do na bllokojnë, ne duhet të bëhemi bashkë që të frikësojmë Ramën”-u shpreh Goxhaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re